Bota

Ia masakruan vajzën/ Rrëfimi i dy prindërve me zemër të vrarë: Nuk pranojmë ngushëllime, Danka jeton!

Një problem të madh kanë edhe lidhur me ato që kanë shkruar mediat serbe për ta, duke i dyshuar se ata mund të kishin gisht në zhdukjen dhe në vrasjen e vajzës së tyre, vetëm 2 vjeç. 

k.m.
Ia masakruan vajzën/ Rrëfimi i dy prindërve me zemër të
Danka dhe prindërit e saj

SERBI- Nëna dhe babai i Danka Iliqit, Ivana dhe Milloshi kanë folur për herë të parë së bashku për ditën fatale të 26 marsit kur humbën vajzën e tyre. Për mediat vendase, foli fillimisht babai i Dankës dhe më pas iu bashkua e ëma, e cila thotë se nuk pranon asnjë ngushëllim për humbjen e të bijës, pasi ende mendon se mund të jetë gjallë. Një problem të madh kanë edhe lidhur me ato që kanë shkruar mediat serbe për ta, duke i dyshuar se ata mund të kishin gisht në zhdukjen dhe në vrasjen e vajzës së tyre, vetëm 2 vjeç. 

"Për shkak të gjithçkaje që u tha për ne dhe që u përgojuam në mënyrën më të keqe si prindër, thamë se do të flasim publikisht kur të zgjidhet çështja, d.m.th kur të mësojmë të gjithë të vërtetën për zhdukjen e vajzës sonë Danka,"-tha i ati i viktimës. 

Ivana dhe Millosh treguan se si jeta e tyre e lumtur u shndërrua menjëherë në një makth nga i cili mendojnë se nuk do të dalin kurrë.

"Çfarë mendoni për ne?! Si janë shpirtrat dhe zemrat tona?! Si jemi pa fëmijën tonë? Si ndihemi kur djali na pyet se ku është motra e tij, kur thotë “Mami, ku është Danka?” dhe ajo nuk është aty,"-shtoi e ëma me lot në sy. 

Ivana dhe Milloshi thonë se nuk pranojnë ngushëllime nga të afërmit e tyre, edhe pse kanë veshur të zeza që nga dita kur Policia u dha lajmin se e bija ishte vrarë nga dy punonjës të Ujësjellësit, Dejan Dragijeviç dhe Srđan Jankoviç. Të dy, e përplasën me makinë, e në vend që ta ndihmonin, e futën në bagazh dhe e mbytën në një landfill, edhe pse e mitura ishte ende gjallë. 

"Ne nuk pranojmë kur njerëzit vijnë edhe na shprehin ngushëllimet, i kërkojmë të mos e bëjnë këtë, sepse ende nuk e kemi parë vajzën tonë. Ka ende një fije shprese që ajo të kthehet e gjallë tek ne. Dua të theksoj se nuk i kemi ndezur ato qirinj për më të keqen, por për t'i ndriçuar rrugën për t'u kthyre në shtëpinë e saj."

Më pas, treguan për momentin kur i Milloshi i takoi vetë vrasësit e të bijës dhe momentin kur Policia i rrëfeu të vërtetën. Për të, nëse të dy do e kishin dërguar vajzën në spital do ishin heronj. Por zgjodhën që t'ja merrnin jetën edhe pse ajo ishte mirë.

"Kur po hyja në Banjsko Polje, personalisht i pashë ata dy burra në makinë. Unë nuk isha në makinë sepse nuk kam patentë, por isha me një kolegun tim. I pyeta "a keni parë ndonjë vajzë të vogël?". Zoti e di pse nuk dola nga makina për të kontrolluar makinën. Mos të ma japë Zoti që t'i shoh prapë. Sipas asaj që na tha policia, monstrat na vranë fëmijën. Biseduam me shefin e policisë në Bor dhe Beograd. Ata na treguan se si ndodhi gjithçka. Nëse do ta kishin ndihmuar, nëse do ta kishin çuar te mjeku apo të kishin ndalur te shtëpia e një fqinji dhe të pyesnin se fëmijën e kujt goditën, më besoni, do të ishin më të mëdhenjtë. Do ishin heronj per mua. Por duke qenë se kanë bërë atë që kanë bërë, nuk kam fjalë për ta. Përbindësh është një nënvlerësim për ta. Dënimi me vdekje nuk është për ta, do të ishte një shpërblim. Për këtë duhet të burgosen gjithë jetën dhe çfarë do t'u bëjnë atje nuk është problemi im, por i tyre."

Ivana ankohet se netët e saj janë më të vështirat kur djalin e zë gjumi dhe ajo qëndron zgjuar me të shoqin për të vajtuar vajzën e saj. Po ashtu, ajo shton se persona që as nuk i njeh komentojnë keq për të dhe kjo gjë e vret më shumë. Sidomos teoritë konspirative se ajo është vrasësja e vërtetë. 

Por prindërit e kanë të vështirë edhe kur djali i tyre i madh pyet për të motrën, me të cilën ishte shumë i lidhur. 

"Danka është një vajzë kurioze, ndryshe nga vëllai i saj. Normalisht më së shumti është lidhur me vëllain, vrapoi pas tij, por atë ditë e la," – tha Ivana me kokën ulur.

Si ndodhi historia në Serbi?

2-vjeçarja nga Bori, Danka Iliq u zhdukur më 26 mars të këtij viti teksa ndodhej në pronën e familjes me nënën e saj Ivanën dhe vëllain e saj 1-vjeçar. Pas 10 ditësh kërkim për vrasjen e saj u arrestuan, Srđan Jankoviç dhe Dejan Dragijeviç, të cilët dyshohet se fillimisht e kanë goditur vajzën me makinë, më pas e kanë futur në mjet. Kur kanë arritur në landfill, e kanë mbytur dhe groposur mes mbeturinave. Të dy autorët e kanë treguar me detaje gjithë skenën, ndërsa Policia është ende në kërkim të trupit të të miturës./ZËRI

Poll

MOS HUMB