Bota

S'ka më dyshime! Piloti i "Air India" ndërpreu furnizimin me karburant të motorëve

Në atë fazë delikate, me vëmendjen e përqendruar në ngritjen e avionit sa më lart të ishte e mundur, Oficeri i Parë i avoionit, Clive Kunder, nuk kishte shumë se çfarë të bënte. 

k.m.
S'ka më dyshime! Piloti i "Air India" ndërpreu
Sumeet Sabharwal

INDI- Tre sekonda pasi avioni i "Air India" u shkwput nga toka, Kapiteni Sumeet Sabharwal ngriti dorën e djathtë, e lëvizi drejt dy levave në konsolën qendrore të Boeing 787 dhe ndërpreu, me njëra-tjetrën, rrjedhën e karburantit të motorit. Në atë fazë delikate, me vëmendjen e përqendruar në ngritjen e avionit sa më lart të ishte e mundur, Oficeri i Parë i avoionit, Clive Kunder, nuk kishte shumë se çfarë të bënte. 

Por Kunder me siguri e ndjeu se kapiteni - i cili po vepronte si pilot monitorues - kishte ndërruar çelësat nga "Run" në "Cutoff": tingulli i prodhuar nga lëvizja lart e poshtë është i pagabueshëm. Dhe ndërsa motorët filluan të humbnin energji, siç u regjistrua edhe nga audioja nga njëra prej kutive të zeza, Kunder pyeste vazhdimisht: Pse e bëre këtë? me një zë gjithnjë e më të dëshpëruar. Oficeri i parë u përpoq ta shpëtonte situatën, duke i rinisur dy motorët pas 10 dhe 14 sekondash. Por ishte tepër vonë!

Në mbeturinat e mbetura pas rrëzimit, çelësat u gjetën të kthyer në pozicionin “në punë”, por në këtë rast, nuk bënë "punë".

Zbulimi i WSJ vjen vetëm 24 orë pasi u zbulua se Sabawal kishte vuajtur nga depresioni vitet e fundit. Eksperti indian i sigurisë së aviacionit Mohani Ranganathan i tha Daily Telegraph se disa pilotë të tjerë të Air India kishin dëshmuar se kapiteni i fluturimit fatal kishte probleme psikologjike.

“Përgjatë 3-4 viteve të fundi tai kishte marrë pushime”, i tha ai gazetës britanike.

Piloti 56-vjeçar kishte marrë pushim me rekomandim nga mjeku pas vdekjes së nënës së tij, por më pas atij i ishte dhënë “drita jeshile” për t’u rikthyer në kabinën e pilotit. Sabharwal, 56 vjeç, përshkruhet nga të gjithë - kolegë dhe fqinjë - si një njeri i sjellshëm, i përkushtuar ndaj babait të tij të sëmurë, një ish-zyrtar në Ministrinë Indiane të Aviacionit Civil. Ndërssa, Kunder, 32 vjeç, ëndërronte të fluturonte që kur ishte fëmijë, falë pjesërisht nënës së tij, e cila punonte si asistente fluturimi për "Air India".

Por eksperienca e tyre nuk mjaftoi! Më 12 qershor, 260 persona humbën jetën pasi avioni i Air India u rrëzua pak minuta pas ngritjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB