Bota

'S'paguajmë taksa”/ Pensionistët italianë zgjedhin Shqipërinë për të jetuar: S'po bënim jetë dinjitoze...!

Gjithnjë e më shumë pensionistë italianë po shpërngulen në Shqipëri.

k.m.
'S'paguajmë taksa”/ Pensionistët italianë
 Carmine Iampietro

VLORË- "Zgjodha Shqipërinë për të shijuar këtë mjedis dhe këtë det,"- thotë Carmine Iampietro, i Shoqatës së Pensionistëve Italianë në Shqipëri. Gjithnjë e më shumë pensionistë italianë po shpërngulen në Shqipëri. Arsyeja? Favoret fiskale që vendi ka për moshën e tretë.

"Kam ardhur edhe këtu në Durrës pas përjashtimit nga taksat. Këtu pensionet nuk tatohen: pensioni im bruto. është 1500 euro, në Itali kam paguar rreth 350 euro taksa Në Itali është e pamundur të jetosh në mënyrë dinjitoze. Shiko ku jemi për aperitiv. Në pishinë, buzë detit,"-thotë Iampietro.

'S'paguajmë taksa”/ Pensionistët italianë
 Carmine Iampietro

Edhe një tjetër e moshuar që ka gjetur strehim në Durrës duke e lumtur me qëndrimin në vendin tonë. 

"Tani ulem, më shërbëjnë, ha peshk. Mendon se në Itali me 1300 euro i bëj dot këto? Të ulem në restorant të ha peshk, ëmbëlsira, verë? Kam një mike që punon edhe 80 vjeç. Këtë kualitet jete më ofron Italia. Po zhduku!"

Roberta Zanninoni e agjencisë "Eja të jetosh në Shqipëri" shpjegon se ndër arsyet pse italianët gjithnjë e më shumë nuk janë thjesht përjashtime nga taksat: Ata vijnë këtu për klimën, koston e jetesës, kujdesin shëndetësor, mjekësinë. Vizitat kushtojnë më pak.

Programi Rete 4 tregoi edhe disa nga apartamentet në Durrës, ku mund të jetoni me çmime të përballueshme.

“Lehtësimi i taksave që kam më lejon të jetoj mirë këtu dhe ndoshta të ndihmoj djalin tim që është në Itali,”-thotë një prej të moshuarve që jeton në Vlorë. Të tjerë janë mbledhur për një drekë që u llogaritet 30 euro për kokë, të cilën në Itali thonë se do u kushtonte të paktën 400-500 euro. 

Sipas të dhënave të reportazhit të "Rete 4", 30-40 pensionistë italianë zhvendosen çdo muaj nga përtej Adriatikut në vendin tonë. Këtu kanë zgjedhur që të kalojnë vitet e fundit të jetës, nën kujdesin e të tjerëve. Madje disa prej këtyre të moshuarve kanë vendosur edhe të blejnë apartamente. Në Itali mund të jenë thjeshtë pensionistë, ndërsa në Shqipëri, edhe "investitorë"./ZËRI

Poll

MOS HUMB