
SPANJË – Një burrë ka vendosur që t’i bëjë vetes një funeral, duke bërë që të provojë një përvojë të çuditshme, që i dha atij energji për të ripërtërirë jetën.
Victor Amela, 63-vjeçar, iu ka thënë lamtumirë miqve dhe familjes së tij, përpara se të hapë një varr, në fermën ku ka lindur. Ai ka porositur një arkivol dhe ka qëndruar një orë nën tokë.

Spanjolli kishte ftuar edhe një prift, që të kryejë shërbimin dhe iu ka kërkuar të afërmve të tij të lexonin dedikimet. “Kur më kanë mbuluar dhe mbeta në errësirë, dëgjova dheun që më vinte në arkivol. Por paniku nuk ishte më tek unë.
Më pas nisa të pushoj e të qetësohesha. Do doja të qëndroja më shumë se një orë aty brenda”, deklaroi ai./Zëri.ai/