
ARISTON- John Travolta ishte i ftuar nderi në festivalin e Sanremos. Më datë 6 shkurt, Sanremo ka hapur dyert për vitin 2024. Në mbrëmjen e dytë të Festivalit i ftuar special ishte aktori i famshëm amerikan, John Travolta, i cili dhuroi nota humori në skenë duke interpretuar një nga rolet ikonike të “Ballo del Qua Qua”.
Sipas mediave italiane, pjesëmarrja e tij ka kushtuar shumë, aq sa nuk e merrni dot me mend. Sipas "AdnKronos", Travolta ka marrë 200 mijë euro për shfaqjen e vogël që nuk zgjati më shumë se 15 minuta. Jo keq si çmim! Për më tepër që në shifër nuk ishin të përfshira as shpenzimet e udhëtimi dhe akomodimi i aktorit. Të njëjtat burime pretendojnë se aktori mbërriti në Nice me avionin e tij privat dhe ndodhej në zonë për një takim me një sponsor.
John Joseph Travolta (lindur më 18 shkurt 1954) është një aktor amerikan. Travolta filloi të aktrojë në televizion përpara se të shndërrohej në një njeri kryesor në filma. Vlerësimet e tij përfshijnë një çmim Emmy Primetime dhe një çmim Golden Globe, përveç nominimeve për dy çmime Oscar dhe një çmim BAFTA./ZËRI