
MEKSIKË- Një student zbuloi aksidentalisht një qytet të humbur të qytetërimit "Mayan" në një xhungël në Meksikë. Qyteti ishte i fshehur ndër shekuj në xhunglën meksikane, pranë shtetit modern të Cabece. Qyteti që mban emrin “Valeriana”, përfshin piramida, gjykata, rrugë që lidhin rrethet, amfiteatro dhe sheshe, elementë që shpalosin rëndësinë e tij si qendër kulture dhe administrimi.
Studiuesit besojnë se dendësia e ndërtesave e vendos atë të dytën vetëm pas Calakmulit, qytetit më të madh të fiseve Maja në Amerikën Latine.
Qyteti u zbulua "aksidentalisht" kur Luke Old-Thomas, studenti i doktoraturës në Universitetin Tulane gjurmoi të dhënat nga një pajisje e vjetër Lidar që ishte përdorur nga një organizatë meksikane për monitorimin e mjedisit. Nëpërmjet këtyre të dhënave, të analizuara me metoda arkeologjike, u zbulua ekzistenca e një qyteti të tërë, i cili dikur strehonte rreth 30.000 deri në 50.000 njerëz.

Më poshtë është harta e qytetit Valeriana, por arkeologët nuk i janë afruar ende për shkak të bimësisë së dendur.
Valeriana ka dy qendra kryesore, të lidhura me lagje dhe rrugë. Në këto vende u gjetën sheshe me tempuj në formë piramide, fusha për lojëra dhe një sistem uji, gjë që tregon aftësinë e banorëve për të përdorur burimet natyrore për të njerëzit që jetonin në qytet.
Studiuesit vlerësojnë se Valeriana ishte "aktive" nga vitet 750 deri në 850 pas Krishtit dhe braktisja e saj ka të ngjarë të lidhet me ndryshimet klimatike, pasi Majat nuk ishin në gjendje të përshtateshin me thatësirat. Faktorë të tjerë mund të jenë konfliktet dhe pushtimi nga spanjollët në shekullin e 16-të.
Profesor Marcelo Canuto nga Tulane raporton se përdorimi i teknologjisë Lidar ka revolucionarizuar kërkimin arkeologjik në zona me bimësi të dendur. Brenda një dekade, Lidar ka zbuluar mijëra vende dhe qytete, duke zbuluar një pamje të re të së kaluarës që shkencëtarët mendonin se ishte e pamundur të shihej. Hulumtimi, i botuar në revistën shkencore Antiquity, thekson se si Valeriana konfirmon ekzistencën e kulturave të pasura dhe komplekse në tropik dhe është një nga shumë qytetet e humbura të Majave që ende presin të eksplorohen. Studiuesit pranojnë se mjetet dhe koha në dispozicion nuk janë të mjaftueshme për të studiuar të gjitha zbulimet e fundit./ZËRI