Bota

STUHIA “paralizon” Britaninë

Rreth 100 shtëpi pranë Mançesterit janë dëmtuar dhe rrugët janë kthyer në lumenj.

f.t
STUHIA “paralizon” Britaninë
pamje nga ngjarja

BRITANI E MADHE- Britania është duke u përballur me stuhinë Gerrit, e cila ka prekur pjesën më të madhe të vendit. Stuhitë kanë sjellë përmbytje dhe mijëra familje kanë mbetur në errësirë dhe mediat në vend raportojnë për tre të vdekur deri tani. 

Stuhia ka sjellë borë, erëra të forta dhe shi. Në videot e publikuara në rrjet shihet se si rreth 100 shtëpi pranë Mançesterit janë dëmtuar dhe rrugët janë kthyer në lumenj.

Një video tjetër tmerruese është ulja e një avioni të American Airlines, ndërsa fryn një ere e fortë, në aeroportin Heathrow të Londrës. Avioni lëkundet rrezikshëm nga njëra anë në tjetrën, ndërsa bën ulje të rrezikshme.

Poll

MOS HUMB