Bota

Stuhia 'Daniel' shkakton dëme të mëdha në Libi, mbi 3,000 të vdekur nga përmbytjet, parashikohen 10,000 viktima

Ministri i Shëndetësisë Othman Abdel Jalil foli për mijëra persona të zhdukur.

k.m.
Stuhia 'Daniel' shkakton dëme të mëdha në Libi,
Pamje nga Libia

LIBI- Numri i të vdekurve nga stuhia Daniel përmes Libisë po i kalon 3000 viktima. Sot, ministri i Shëndetësisë, Othman Abdel Jalil i tha rrjetit televiziv "Al-Massar" se ka shumë të zhdukur, ndaj sipas tij numri i viktimave do të kapë 10,000.

“Situata në Derna po bëhet gjithnjë e më tragjike dhe nuk ka shifra përfundimtare për numrin e viktimave. Shumë lagje nuk janë as të aksesueshme,”-shtoi zyrtari.

Stuhia Daniel goditi Libinë lindore të dielën dhe kryesisht zonat bregdetare të rajonit Jabal al-Akhdar dhe rajonin e Bengazit, ku u vendos shtetrrethimi. Në pjesën lindore të Libisë ndodhen puset më të rëndësishme të naftës dhe stacionet terminale të naftës të vendit. Kompania Kombëtare e Naftës (NOC) ka shpallur “gjendjen e gatishmërisë së lartë” dhe ka pezulluar punimet deri në një moment të dytë.

Më shumë se 1000 trupa janë mbledhur në Derna pas përmbytjeve

Më shumë se 1000 trupa janë mbledhur në qytetin lindor të Libisë, Derna.

“U ktheva nga Derna. Është një fatkeqësi e madhe. Trupat janë të shtrirë kudo - në det, në lugina, nën ndërtesa,"- i tha Reuters me telefon Hisem Skiwat, ministër i aviacionit civil dhe një anëtar i komitetit të Emergjencës.

E po ashtu shtoi: Nuk e ekzagjeroj kur them se 25% e qytetit është zhdukur. Shumë e shumë ndërtesa janë shembur.

Poll

MOS HUMB