Bota

Talat Xhaferi me lot në sy! Ali Ahmeti ia merr këngës për zgjedhjen e kryeministrit shqiptar

Ali Ahmeti ka kënduar këngë patriotike shqiptare, ndërsa me lot gëzimi duket edhe kryeministri shqiptar i RMV, Talat Xhaferi.

D.XH
Talat Xhaferi me lot në sy! Ali Ahmeti ia merr këngës për
Momenti kur Ali Ahmeti kendon dhe Talat Xhaferi shihet me lot ne sy

SHKUP- Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, së bashku me zyrtarë të lartë të partisë, kanë pritur gazetarët shqiptarë në Shkup. Atmosfera ka qenë e ngrohtë, teksa liderët politikë dhe gazetarët kanë pirë cigare dhe kanë kënduar këngë patriotike.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka shijuar një birrë, teksa Talat Xhaferi pi puro. Si rrallë herë, Ali Ahmeti ka nisur të këndojë këngë patriotike shqiptare.

Nën tingujt e muzikës shqiptare, Talat Xhaferi është parë duke lotuar.

Teksa këndon, i emocionuar jo pak duket edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Për më tepër, ndiqni videon./ZËRI/

Poll

MOS HUMB