Bota

Tanket izraelite mësyjnë në Rafah

Izraeli shumëfishoi sot sulmet ajrore në Rafah, pavarësisht protestave ndërkombëtare për bombardimin vdekjeprurës të një kampi të mbushur me njerëz të zhvendosurve në qytet të dielën mbrëma, gjë që çoi në thirrjen urgjente të një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

E.K
Tanket izraelite mësyjnë në Rafah
Foto ilustruese

Disa tanke izraelite mbërritën pak orë më parë në qendër të Rafahut, qyteti i vogël në pjesën jugore të Rripit të Gazës, ku qindra mijëra palestinezë ishin strehuar në muajt e kaluar për të shmangur bombardimet në zona të tjera të enklavës, por e cila tani merr edhe sulme të rënda nga forcat izraelite.  Tanket janë afër xhamisë Al-Awda, një ndërtesë historike në qendër të qytetit, sipas dëshmitarëve okularë që folën për Reuters. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) nuk pranuan të komentojnë për agjencinë mbi zhvillimin e ri, duke thënë vetëm se do të lëshojnë një deklaratë së shpejti.

Izraeli shumëfishoi sot sulmet ajrore në Rafah, pavarësisht protestave ndërkombëtare për bombardimin vdekjeprurës të një kampi të mbushur me njerëz të zhvendosurve në qytet të dielën mbrëma, gjë që çoi në thirrjen urgjente të një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sulmet e reja ajrore erdhën në mes të reagimit ndërkombëtar mbi bombardimet, të cilat vranë 45 njerëz dhe plagosën 249 të tjerë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Rripit të Gazës, pasi shkaktoi një zjarr që u përhap në tenda. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti bombardimin një "aksident tragjik".

Ushtria izraelite tha se po hetonte vdekjen e civilëve pasi fillimisht tha se kishte shënjestruar dy operativë të Hamasit me "municione precize". Duke reaguar ndaj sulmit të së dielës mbrëma në një kamp ku familjet e zhvendosura nga sulmet diku tjetër në Rripin e Gazës kishin kërkuar strehim, udhëheqësit ndërkombëtarë kërkuan një urdhër të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që Izraeli të ndalonte sulmin.

Banorët thanë se zona Tell Al-Sultan, ku ndodhi sulmi vdekjeprurës i së dielës, ishte ende nën granatime të rënda.

"Gada tankesh po bien kudo në Tell Al-Sultan. Shumë familje kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Rafah perëndimore, të cilat kanë qenë nën zjarr gjatë gjithë natës," i tha një banor Reuters përmes një aplikacioni chat.

Rreth një milion njerëz janë zhvendosur nga ofensiva izraelite në Rafah që nga fillimi i majit, tha sot agjencia e OKB-së për refugjatët UNRWA. Izraeli po vazhdon sulmet pavarësisht nga një vendim i gjykatës së lartë të OKB-së të premten që urdhëron ndalimin e tij, duke argumentuar se vendimi i gjykatës i jep atij njëfarë lirie për veprime ushtarake atje./ZËRI

Poll

MOS HUMB