
SHBA- Ambasadorët e të gjitha fuqive të mëdha botërore mësuan për fillimin e konflikteve të luftës në Ukrainë gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila u mbajt më 23 shkurt 2022. Se si e kanë pritur lajmin, ambasadorët u kanë treguar autorëve të serialit dokumentar “Putin vs. Perëndimi, në luftë”, me regji të BBC-së britanike.
“Lajmi u përhap me zjarr në Këshillin e Sigurimit (Kombeve të Bashkuara). Ju pothuajse mund të dëgjoni telefonat celularë duke u dridhur. Kolegu im rus Vasilij Nebenzja shikoi celularin dhe pa lajmin. Është e qartë se ata nuk i thanë se Rusia do të nisë një pushtim”, tha Barbara Woodward, ambasadorja e Britanisë së Madhe në Kombet e Bashkuara.
“Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u ul menjëherë pranë meje dhe më pyeti nëse e dija. I thashë se është hera e parë që dëgjoj për këtë”, tha Vasiliy Nebenzya, ambasador i Federatës Ruse në OKB.
“E prisnim që të ndodhte. Askush nga ne nuk e kishte parashikuar që Rusia do të ishte kaq e guximshme dhe do të sulmonte gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit”, tha Linda Thomas-Greenfield, ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB.
“Ruajtja e paqes është misioni kryesor i OKB-së. Kur një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit sulmon një vend tjetër, ju shihni se si OKB-ja shembet” tha Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
Fjala e ambasadorit të Ukrainës në OKB Sergej Kislyta me temën e pushtimit rus fillon në orën 1:16:22. Në një moment, Kislica i kërkoi Nebenzjes të shpjegonte se çfarë po ndodhte.
“Keni një celular, tani mund të telefononi (ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej) Lavrov”, tha Kislica.
“Më tha të telefonoja Lavrovin”.
Pyeta veten: "Kush është ai që të më japë udhëzime?"/ZËRI