
ITALI- Dy burra u qëlluan me armë zjarri në Largo Edoardo Tabacchi, në periferi të Romës. Tgcom raporton se autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me makinë.
Njëri prej tyre u godit në këmbë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa tjetri nuk arriti të mbijetonte pasi plumbi në gjoks ishte fatal. Viktima ësht 33-vjeçari Cristiano Mole i cili me sa duket i përket klanit 'Ndrangheta' në Kalabri. Viktima nuk është i panjohur, pasi në vitin 2014 në zonën e Bravetta-s, 33-vjeçari i ka shpëtuar një atentati.
Menjëherë u vendosën postblloqe në të gjithë qytetin për të kapur autorët. Policia po heton rastin dhe autoritetet e njësisë hetimore Via në Selci ndodhen në vendngjarje për hetimet tekniko-shkencore./ZËRI