Bota

Të shtëna me armë zjarri në Britani, një i plagosur, mbyllen shkollat fillore

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka urdhëruar bllokimin e 3 shkollave në Bristol.

I.F
Të shtëna me armë zjarri në Britani, një i plagosur,
pamje nga vendngjarja

BRISTOL- Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në pranë të disa shkollave fillore në Bristol, Mbretëri e Bashkuar. Raportohet se si pasojë e të shtënave një person është plagosur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka urdhëruar bllokimin e 3 shkollave në Bristol.

Autori i dyshuar i ngjarjes është shpallur në kërkim nga policia, i cili sipas autoriteteve u largua nga vendi i ngjarjes me një biçikletë elektrike në drejtim të Soundwell./ZËRI

Poll

MOS HUMB