TEHERAN- Ebrahim Azizi, kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit iranian, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të rifitojnë aksesin në Ngushticën e Hormuzit. Azizi deklaroi se që tani e tutje vetëm ata që përmbushin kushtet e Iranit do të lejohen të kalojnë në Ngushticën e Homuzit.
"Trump arriti ndryshimin e regjimit, por për Ngushticën e Homuzit. Ngushtica patjetër do të hapet, por jo për ju. Do të jetë e hapur për ata që përmbushin ligjet e reja të Iranit. 47 vitet e mikpritjes kanë mbaruar përgjithmonë", shkroi ai, pa specifikuar se cilat ishin kushtet e reja.
Trump has finally achieved his dream of 'regime change'—but in the region's maritime regime!
— ابراهیم عزیزی (@Ebrahimazizi33) March 31, 2026
The Strait of Hormuz will certainly reopen, but not for you; it will be open for those who comply with the new laws of Iran.
The 47 years of hospitality are over forever.
Deklaratat e Azizit vijnë në përgjigje të njoftimit të kryeministrit britanik Keir Starmer, i cili më herët sot njoftoi se Britania do të presë nesër një samit të 35 vendeve për të diskutuar mënyrat për të rihapur Ngushticën./ZËRI