
UASHINGTON- Administrata Federale e Aviacionit Amerikan (FAA) njoftoi sot se po ndalon të gjitha linjat ajrore amerikane të fluturojnë drejt Haitit për 30 ditë pas incidenteve që ndodhën të hënën, ku dy avionë me pasagjerë u sulmuan. Urdhri i FAA ndalon për 30 ditë të gjitha aktivitetet e linjave ajrore amerikane në Haiti dhe në hapësirën e saj ajrore nën 3,048 metra.
Të hënën, një aeroplan i Spirit Airlines që po shkonte për në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit haitian, u sulmua me armë zjarri, duke bërë që piloti të bënte ulje emergjente në Republikën Domenikane.
Në kthimin e tij në Nju Jork, një avion i JetBlue Airways që nisej nga Port-au-Prince u sulmua gjithashtu. Pas këtyre incidentëve, FAA vendosi të pezulloj çdo udhëtim për në Haiti, ndërkohë që autoritetet hetojnë ngjarjet e ndodhura. /ZËRI