Bota

Tentuan të shkonin në Angli, 3 emigrantë humbin jetën në La Mansh

Sipas mediave të huaja, 3 trupa janë nxjerrë nga uji, por aktualisht autoritetet janë në kërkim të viktimave të tjera.

k.m.
Tentuan të shkonin në Angli, 3 emigrantë humbin jetën
Pamje nga aksioni

BRITANI E MADHE- Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në kanalin e La Manshit. Tre emigrantë kanë humbur jetën teksa janë përpjekur të futen në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar për kanalit anglez. Sipas mediave të huaja, 3 trupa janë nxjerrë nga uji, por aktualisht autoritetet janë në kërkim të viktimave të tjera. Raportohet se një trup i katërt është parë duke lundruar në det, por nuk mund të ndërhyjnë për shkak të motit të keq.

Lidhur me rastin, Patrick Leleu, zëvendësprokuror në Gjykatën Gjyqësore të Boulogne-sur-Mer, tha: Unë mund të konfirmoj vdekjen e tre emigrantëve që ranë në ujë këtë pasdite në brigjet e Cap Gris Nez. Hetimi po vazhdon.

Një helikopter i rojes bregdetare janë përfshirë gjithashtu në kërkim.

"GB News" mundi të zbulonte se të paktën 6 varka të vogla kanë arritur sot në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar dhe më shumë se 300 emigrantë janë dërguar në qendrën e përpunimit të Forcave Kufitare në portin e Doverit./ZËRI

Poll

MOS HUMB