
KALIFORNI- Kjo verë ka sjellë valë të nxehtit në të gjithë botën, ku u shënuan temperatura ekstreme, të cilat thyen të gjitha rekordet e mëparshme. Edhe pjesa më e madhe e SHBA-së u godit nga valët e të nxehtit, por të shtunën një fenomën “anormal” i motit u shënua në malet e Kalifornisë, reshje dëbore.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA-ve, në liqenin Tahoe reshjet e dëborës shkuan rreth 1.5 cm ndërsa në veri të Pyllit Kombëtar Stanislaus shkuan deri në 1 cm.
Ndërsa gjatë ditës së sotme priten reshje të dendura shiu dhe disa korsi në drejtim të perëndimit janë mbyllur përkohësisht për shkak të motit të keq, sipas Departamentit të Transportit të Kalifornisë.
Një paralajmërim për përmbytje u lëshua gjithashtu në Chico në Sierra Nevada, zonë kjo që para disa ditësh u dogj nga zjarret për shkak të temperaturavë të larta. Zjarri në zonë ishte më i madhi që goditi Kaliforninë këtë vit, duke shkatërruar 1748 kilometra katrorë pyll dhe bimësi gjatë gjysmës së dytë të korrikut.
Ky ishte zjarri i katërt dhe më i madhi që goditit Kaliforninë. Pas përfundimit të valës së ftohtë, vapa e verës parashikohet të rikthehet. /ZËRI