
FRANCË- Prokurorët francezë kanë liruar nga paraburgimi CEO-n e Telegram, Pavel Durov, pas katër ditësh marrje në pyetje në lidhje me pretendimet se platforma e tij e mesazheve po përdoret për aktivitete të paligjshme sipas Newsweek.
Sipërmarrësi i teknologjisë me origjinë ruse, i cili ka nënshtetësi franceze, po përballet me akuza të rënda, duke përfshirë pretendimet se Telegram është përdorur për shpërndarjen e materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve, lehtësimin e trafikut të drogës, kryerjen e mashtrimit dhe ndihmën ndaj krimit të organizuar. Për më tepër, refuzimi i Durov për të bashkëpunuar me hetuesit dhe duke mos dorëzuar informacione ose dokumente kur iu kërkuan ligjërisht, ka komplikuar më tej situatën e tij ligjore.
Arrestimi i Durov shkaktoi reagime të ndryshme ndërkombëtarisht. Në Rusi, zyrtarët e dënuan masën e marrë ndaj tij dhe e konsideruan si të motivuar politikisht, duke akuzuar Perëndimin për standarde të dyfishta mbi lirinë e fjalës. Kjo është në kundërshti me përpjekjet e mëparshme të dështuara të Rusisë për të ndaluar Telegramin në vitin 2018, veprim që u realizua në vitin 2020.
Aplikacioni i koduar i mesazheve 'Telegram' ka shkaktuar shumë reagime për shkak të lirisë që u ofron përdoruesve të tij. Themeluesi dhe kreu i saj, Pavel Durov me origjinë ruse, u arrestua të shtunën vonë në mbrëmje (24/8) në Francë për shkelje të ndryshme në të cilat ka rënë platforma./ ZËRI