
GREQI- Një incident i shëmtuar ka shoqëruar këtë të mërkurë kampionatin mes Olympiakos të Pireut dhe Aris të Selanikut. Gjatë zhvillimit të ndeshjes një pankartë gjigande e tifozëve të Olympiakos ku shkruhej “Kosova është Serbi” ka tërhequr vëmendjen e njerëzve.

Përpos banderolës nuk kanë munguar as thirrjet në kor: “Kosova është Serbi”. Tifozët e Olympiakos janë ndër tifozat më të dhunshëm në Greqi. Ndeshjet e kësaj skuadre shoqërohen në shumë raste me përplasje dhe dhunë.
Kjo ngjarje vjen vetëm tre ditë pas sulmit tërrorist në Kosovë ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy kolegët e tij. Kjo ngjarje ka shtuar tensionet diplomatike mes Prishtinës dhe Beogradit.
Në lidhje me skandalin e shfaqjes së banderolave kundër Kosovës në ndeshjen mes Olimpiakos dhe Aris, ka reaguar gazetari Artan Hoxha. Ai shprehet se serbët e grekët nuk duan që Shqipëria të jetë në hartën e botës. Por, ai shton se flamuri ynë kombëtar do verbojë serbët dhe greekët gjithë jetës.
“Nuk është stadiumi i Beogradit, ështe stadiumi i fqinjëve tanë jugor “Jorgos Karaiskaqis” të Pireut në Greqi, vend anëtar i Bashkimit Europian. Në ndeshjen e luajtur sot në mbremje për superligën greke të futbollit, midis Olympiakos të Pireut dhe Aris të Selanikut 4-1, ultrasit e tifogrupit te Olympiakos, “Θύρα 7”, (Porta 7), kishin kanë vendosur banerat racist, antishqiptar dhe në mbështetje të terroristëve serbë, të cilët derdhën gjakun e “Heroit te Kosovës” dhe krejt kombit shqiptar. Afrim Bunjaku.
“Kosova është Serbi”, shkruhet në banerin e parë në anglisht. Ndërsa në banerin e dytë, janë kujdesur që mesazhin në mbështetje të terroristëve serbë, ta shkruajnë në gjuhën serbe. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe… Fundja janë “vëllezër” që na e “duan të mirën”. Kanë të njëjtin qëllim historik, ta fshijnë Shqipërinë dhe SHQIPTARËT, nga harta e botës dhe faqja e dheut. Është shumë e trishtueshme, por shumë e vërtetë. Tifozët e skuadrës më të madhe greke, “Porta 7”, të Olimpiakos i Pireut, janë të binjakëzuar me tifozët “Delije” të skuadrës më të madhe serbe, Crvena Zvezda e Beogradit. I marshi të keqen Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve kudo që jetojnë. Halë në sy na keni, por flamuri ynë me ngjyrën e gjakut dhe shqiponjën dykrenare do t’u verbojë gjithë jetën. O SA MIRË ME QENË SHQIPTAR. /Zëri.ai/