LONDËR - Një tjetër zyrtar i lartë i qeverisë britanike ka dhënë dorëheqja nga posti i tij. Steve Barclay ka dhënë dorëheqje si sekretar i Shëndetësisë.
Ai është emëruar Sekretar i Mjedisit, pas dorëheqjes së Therese Coffey.
Sot ka qenë një ditë e mbushur me shkarkime dhe emërime në qeverinë e kryeministrit britanik, Rishi Sunak.
Suella Braverman është shkarkuar nga posti i sekretares së Brendshme, për shkak të komenteve të saj se personat që nuk kanë strehë, e kanë zgjedhur atë mënyrë jetese. Kjo bëri që Sunak ta shkarkojë atë.
Posti i saj iu besua James Cleverly, i cili është zëvendësuar si sekretar i jashtëm nga David Cameron, një ‘lëvizje politike’ që askush nuk mund ta parashikonte.
Ka pasur gjithashtu një sërë dorëheqjesh, duke përfshirë Therese Coffey si sekretare e mjedisit;
Ministrja e Strehimit Rachel Maclean u shkarkua. Ka pasur gjithashtu një dorëheqje të dy ministrave të rinj, duke përfshirë ministrin e shëndetësisë Uill Quince dhe ministrin e arsimit Nick Gibb./Zëri.ai/