
STAMBOLL – Një i ri në Stamboll ka shkaktuar panik në kryeqytetin turk. Ai është kapur nga kamerat e sigurisë, duke mbajtur një thikë në dorë dhe duke qëlluar çdo person që i dilte përpara.



Si pasojë, 8 njerëz janë plagosur, teksa njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore. Policia ka shkuar në vendngjarje, raportojnë mediat turke.
Mehmet Ustel, një nga të plagosurit ka shpjeguar edhe skenën e krimit. “Unë po ecja, kur një person m’u afrua dhe nxori një thikë, të ngjashme me atë që ne mbajmë në kuzhinë. Kur e pashë fillimisht, mendova se ishte duke bërë shaka. Më qëlloi në këmbë dhe u largua. Menjëherë rashë në tokë. Agresori ishte një person që kurrë nuk e kisha takuar në jetë. Ka qëlluar shumë njerëz, nuk e di sesa persona ka plagosur”, tha ai.




Hasan Karaca, babai i Çiğdem Karacas, që u plagos nga agresori tha: “Ai goditi me thikë fëmijën tim dhe tentoi që t’ja heqë çantën. Ndërhynë dyqanxhinjtë dhe fatmirësisht e shpëtuan fëmijën. Ai ka nisur të sulmojë njerëzit me thikë që në mëngjes. E goditi fëmijën tim me thikë direkt, pa e menduar. Kështu ka vepruar me të gjithë”.
Mediat në Turqi dyshojnë se i dyshuari është Abdullah O. Dyshohet se agresori, përveç se ka goditur me thikë njerëzit, ka qëlluar me gurë edhe shtëpitë. I dyshuari më në fund është ndaluar./ZËRI/