
BRITANI E MADHE- Mehmet Koray Alpergin, i njohur si DJ në Turqi, dyshohet se u torturua për vdekje në Londër.
43-vjeçarI u rrëmbye nga gjashtë burra pranë stadiumit të "Tottenham Hotspur" ndërsa po ktheheJ në shtëpi nga një restorant italian në "Mayfair".
Dyshohet se autorët kishin instaluar një pajisje gjurmuese në makinën e burrit.
Trupi i të ndjerit u gjet i zhveshur dhe i hedhur në një pyll.
Sipas autoriteteve, nga shenjat dukej që i ishte nënshtruar torturave të tmerrshme duke përfshirë rrahje me shkop, therje në këmbë dhe vuajtje të djegieve nga derdhja e ujit të nxehtë mbi të.
Trupi i tij i pajetë u gjet nga një kalimtar që po shëtiste në zonë me qenin e tij.
Prokuroria pretendon se Koray Alpergin u rrëmbye dhe u torturua si ndëshkim për diçka që kishte bërë, ose për ta detyruar atë të dorëzonte diçka që e dinte, qoftë dhe ndonjë informacion të vlefshëm për ta.
Ai, gjithashtu, thuhet se ishte në borxhe, duke përfshirë rreth 40,000 dollarë.