
Delet
GREQI – Një serë e mbjellë me kanabis mjekësor në zonën e Magnesias në Greqi, është ‘pushtuar’ nga delet, të cilat kanë konsumuar rreth 100 kilogramë marijuanë të kultivuar.
Kjo ngjarje ka befasuar bariun, që ka parë se delet ishin në gjendje “jonormale”.
Bariu ka parë se delet po silleshin çuditshëm, teksa i ka nxjerrë të kullosin. Tufa me dele ka ‘pushtuar’ serën me kanabis sativa.
Pronari u befasua jo pak sepse prodhimi i tij nuk po dëmtohej vetëm nga moti i keq, por po konsumohej nga kafshët.
Më e bukura e historisë është se delet nuk ndaluan së ngrëni hashash, pasi konsumuan edhe pjesët e fundit të mbetura të lëndës narkotike./Zëri.ai/
Poll