Bota

Tragjedi në Francë! Nëna me 4 fëmijët e saj gjenden të vdekur në banesë, babai në arrati

I dyshuari kryesor për këtë ngjarje të rëndë është babai i familjes, një 33-vjeçar tashmë në arrati.

f.t
Tragjedi në Francë! Nëna me 4 fëmijët e saj gjenden
foto ilustruese

FRANCË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku pesë trupa të pajetë janë gjetur në një banesë. Viktimat janë një grua dhe katër fëmijët e saj, teksa i dyshuari kryesor për këtë ngjarje të rëndë është babai i familjes, një 33-vjeçar tashmë në arrati.

Trupat e Beatrice dhe fëmijëve të saj, të moshës 7, 4, 2 vjeç dhe 8 muajsh, u zbuluan nga një mikeshë e shqetësuar e cila ngriti alarmin pasi nuk mundi të takonte familjen. Mikesha, e cila jetonte në një pallat përballë banesës së familjes, kishte planifikuar të kalonte natën e Krishtlindjeve me ta. Pasi u shqetësua për shkak të grilave të mbyllura në mënyrë të pazakontë në shtëpinë e familjes, ajo vendosi ta vizitojë. Ajo çfarë zbuloi ishte skena e tmerrshme.

Htimet kanë nisur për ngjarjen tragjike. Kjo nuk është vrasja e parë në familje. Një tjetër vrasje e shumëfishtë në familje e kryer nga një baba është kryer në tre muajt e fundit në Ile-de-France, rajon i Parisit.Në fund të nëntorit, një burrë 41-vjeçar shkoi në një stacion policie për të rrëfyer vrasjen e tre vajzave të tij të moshës nga 4 deri në 11 vjeç në Alfortville./ZËRI

Poll

MOS HUMB