
GREQI- Tre automjete të kthyera në hi, kosha të djegura dhe barrikada janë pamjet e ngjarjeve të rënda të ndodhura në orët e vona të natës në Avenue Athine, jashtë Universitetit Bujqësor. Pak pas mesnate, një grup prej rreth 30 personash dolën nga Geoponiki, ku po zhvillohej një koncert, dhe u vunë flakën dy autobusëve turistikë dhe një fuoristradë, ngritën barrikada dhe hodhën gurë drejt shoferëve që kalonin.
Një prej autobusëve të djegur i përket një kompanie shqiptare. Ai shihet i shkrumbuar në pjesën e përparme të tj, i janë thyer xhamat dhe shpuar gomat.





Efektivët e policisë së MAT-it në vendngjarje kanë vijuar me përdorimin e gjerë të lëndëve kimike dhe hedhjen e tymueseve për largimin e të rinjve. Ndërkohë protesta e fermerëve vijon në gjithë Greqinë./ZËRI