Bota

TRAGJIKE! 2-vjeçarja serbe u përplas nga punëtorët e kanalizimeve, njëri e mbyti edhe pse ishte ende gjallë

Pasditen e 26 marsit, e mitura ishte duke luajtur në oborrin e banesës së saj, kur është përplasur nga mjeti “Fiat Panda” me të cilin po qarkullonin punonjësit e ujësjellësit.

k.m.
TRAGJIKE! 2-vjeçarja serbe u përplas nga punëtorët e
Danka Iliq

SERBI- Pas 10 ditësh u zbulua fundi tragjik i 2-vjeçares Danka Iliq. Të miturën e kërkonte gjysma e Europës, por në fakt e mitura ishte vrarë që pasditen e 26 marsit, nga dy punonjës të Ujësjellësit. Lajmin për vrasjen e saj, e dha vetë presidenti Aleksandër Vuçiç. Për vrasjen e saj, janë vendosur në pranga Srgjan Jankoviq nga fshati Luka dhe Dejan Dragijeviq nga fshati Zlot. Por si ka ndodhur ngjarja?

Pasditen e 26 marsit, e mitura ishte duke luajtur në oborrin e banesës së saj, kur është përplasur nga mjeti “Fiat Panda” me të cilin po qarkullonin punonjësit e ujësjellësit. Por edhe pas aksidentit, e mitura ishte ende gjallë. Megjithatë në vend që ta ndihmonin, një nga të dyshuarit kryesorë ka dalë nga vetura dhe e ka mbytur me duar fëmijën. Më pas, e kanë tërhequr zvarrë dhe e kanë fshehur kufomën, e cila deri më tani ende nuk është gjetur. Pasi dy vrasësit të zbulojnë se ku është trupi, kufoma do të çohet në morg, ku edhe do të zbulohet shkaku i saktë i vdekjes.

TRAGJIKE! 2-vjeçarja serbe u përplas nga punëtorët e

Dy vrasësit u ndaluan që ditën që nisën hetimet dhe pretenduan se nuk kishin asnjë lidhje me zhdukjen e vrasjes. Por kanë qenë të dyshimtë për Policinë, e cila i ka mbajtur nën vëzhgim. Ndërkohë paralelisht të dy e kishin pastruar makinën me acid për të zhdukur çdo gjurmë gjaku...përveç një pike që i zbuloi. 

Por megjithatë momenti kyç i zbulimit të tyre ishte publikimi i videos nga Vjena, ku mendohej se ishte trafikuar e mitura. Sapo videoja u publikua, njëri i shkroi tjetrit: E pe atë në Vjenë, ia dolëm! Kështu që të dyve iu vendosën prangat. 

Sipas raportimeve të mediave vendase, Dejani ka folur menjëherë sapo është përballur me faktet dhe ka qarë në Komisariatin e Policisë, ndërsa Jankoviq ka folur vetëm kur është marrë në pyetje në gjuhën vllahe. Aktualisht dyshohet se dy punëtorët e Ujësjellësit që vranë Dankën e vogël ishin në gjendje të dehur në momentin që kanë kryer krimin. 

Për Kurir ka folur edhe vëllai i Dejanit, Dalibor, i cili është në gjendje shoku.

"Vëllai im është që dje në polici. E nxorën nga shtëpia, por unë nuk di asgjë, askush nuk na thotë asgjë ! Shpresoj dhe i lutem Zotit që ai të mos qëndrojë pas kësaj. Presim informacione. Dejani nuk është i martuar, është nëpër fshat, nuk ka bërë asnjëherë probleme të mëdha, por dihet që i pëlqen të pijë. Nuk e kishim menduar kurrë se ai do të ishte i aftë për diçka të tillë,"-tha ai. 

Ndërsa Srđani ishte i divorcuar.

"Është divorcuar rreth një vit më parë, ka një djalë dhe është bërë gjysh. Ai ka një mbesë, nuk e di si i ka shkuar në mendje një gjë e tillë , shpresoj të mos jetë e vërtetë,"- thotë një fqinj i autorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB