
Të paktën tre oficerë burgu u vranë në qytetin Yves të Normandisë, në Francën veriore, kur furgoni me të cilin po transportonin një të burgosur u sulmua nga persona të armatosur mëngjesin e së martës. Ministri francez i Drejtësisë Eric Dupond-Moretti raportoi vdekjen e “tre punonjësve” dhe plagosjen e rëndë të tre të tjerëve që ndodheshin në furgon. Ndërkohë i burgosuri arriti të arratisej.
#Eure Un routier dans l’#eure qui passe après l’évasion du détenu et le braquage #Braquage pic.twitter.com/ujzRaplwmq
— oumse-dia (@oumsedia69) May 14, 2024
Në fillim u raportua për dy viktima, por numri shkoi në tre më vonë, pasi një nga policët e plagosur ndërroi jetë në spital. I burgosuri, i quajtur Mohamed A, me nofkën "The Fly", i njohur për vjedhje dhe tentativë vrasjeje, po transferohej nga Rouen në Evreux, ndërsa sulmi ndodhi në hyrje të Evreux, pak pas orës 11:00.
BREAKING: Special forces deployed after armed attack on prison convoy on A154 motorway in northwest France's Eure, which left two officers dead and three others seriously injured, French justice minister says#France #Shooting #ArmedAttack #NorthwestFrance #Eure pic.twitter.com/JlR68sjnpk
— Europe Cognizant (@EuropeCognizant) May 14, 2024
Sipas një burimi tjetër policor të kontaktuar nga AFP, sulmi është kryer nga një grup prej disa kriminelësh, të cilët kanë përdorur dy automjete. Një nga ato automjete u gjet i djegur menjëherë pas sulmit, në një vend të pazbuluar. Të njëjtat burime theksuan se edhe kriminelët janë arratisur, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.
???????????? ALERTE : Voici les premières images des assaillants qui ont permis l'évasion dans l'#Eure de Mohamed A, surnommé "La Mouche", connu pour vol avec effraction et tentative d’homicide et qui serait à la tête d'un réseau de stupéfiants. (Le Parisien ) pic.twitter.com/T2D0AY6SGj pic.twitter.com/4CiamHIGjW
— میری ادھوری کہانی (@Ranikhan2262) May 14, 2024
Reagimi i parë i Emmanuel Macron
“Sulmi i mëngjesit të sotëm, i cili u kushtoi jetën zyrtarëve të burgjeve, është një tronditje për të gjithë ne. Kombi qëndron pranë familjeve, të lënduarve dhe kolegëve të tyre”, shkroi Emmanuel Macron në Twitter./ZËRI
L’attaque de ce matin, qui a coûté la vie à des agents de l’administration pénitentiaire, est un choc pour nous tous.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) May 14, 2024
La Nation se tient aux côtés des familles, des blessés et de leurs collègues.
Tout est mis en œuvre pour retrouver les auteurs de ce crime…