Bota

Transferimi i ndihmave në Gaza/ Biden: Izraeli po bën atë që kërkoi Uashingtoni

Kreu i CIA-s do të udhëtojë në Kajro këtë fundjavë për bisedime mbi armëpushimin dhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza, një territor që është rrethuar dhe bombarduar nga Izraeli për gati gjashtë muaj, njoftuan sot mediat amerikane.

E.K
Transferimi i ndihmave në Gaza/ Biden: Izraeli po bën atë që
Joe Biden

SHBA- Izraeli po përfundon hapat e kërkuar nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me rritjen e transferimit të ndihmave në Gaza, tha presidenti amerikan Joe Biden, një ditë pas bisedës telefonike që pati me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Kur u pyet nëse ai kërcënoi se do të ndalonte dërgimin e ndihmës ushtarake për Izraelin gjatë asaj bisede, Joe Biden u përgjigj ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë:

"U kërkova të bënin atë që po bëjnë tani".

Kreu i CIA-s do të udhëtojë në Kajro këtë fundjavë për bisedime mbi armëpushimin dhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza, një territor që është rrethuar dhe bombarduar nga Izraeli për gati gjashtë muaj, njoftuan sot mediat amerikane. Uashingtoni po e shpall këtë përpjekje të re pasi i bëri presion kryeministrit të Izraelit dje, të enjten, për të përfunduar një marrëveshje armëpushimi "pa vonesë" në sfondin e presionit nga komuniteti ndërkombëtar përballë katastrofës humanitare në Gaza.

Drejtori i inteligjencës amerikane Bill Burns do të takohet me homologun e tij izraelit, shefin e Mossad-it, David Barnea, si dhe me zyrtarë egjiptianë dhe katar, raporton New York Times. Sipas faqes së lajmeve Axios, ata janë kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdelrahman Al-Thani dhe shefi i inteligjencës egjiptiane, Abbas Kamel.

Në javët e fundit, negociatat që po zhvillohen në Doha dhe Kajro kanë mbetur në bllokim. Rripi i Gazës ka qenë skena e një lufte shkatërruese për gati gjashtë muajt e fundit midis Izraelit dhe Hamasit, e cila shpërtheu pas sulmit të paprecedentë të lëvizjes islamike palestineze në tokën izraelite më 7 tetor. Sipas të dhënave të fundit të shpallura sot nga Ministria e Shëndetësisë e Hamasit, 33,091 njerëz, kryesisht civilë, janë vrarë.

Sulmi i Hamasit la 1,170 njerëz të vdekur në anën izraelite, kryesisht civilë të vrarë në të njëjtën ditë, sipas një raporti të AFP-së bazuar në shifrat zyrtare izraelite. Më shumë se 250 persona u rrëmbyen gjatë sulmit dhe u morën peng në Rripin e Gazës, ku 130 mbeten atje, mes tyre, sipas ushtrisë izraelite, 34 janë të vdekur.

Izraeli është nën presionin ndërkombëtar në rritje për shkak të shkatërrimit të furishëm në enklavën palestineze dhe pasojave të rënda për 2.4 milionë banorët e Rripit të Gazës, të cilët kërcënohen nga uria masive./ZËRI

Poll

MOS HUMB