Bota

Trazira në Greqi, përplasje mes studentëve, 8 përfundojnë në spital

Sipas informacioneve, incidentet që kanë zgjatur disa minuta kanë përfshirë studentë të Frontit të Luftës Studentore, të cilët janë përplasur me persona të grupeve të tjera studentore.

k.m.
Trazira në Greqi, përplasje mes studentëve, 8
Pamje nga protesta

GREQI- Shpërthen gjaku dhe përplasjet në protestën e studentëve në Greqi. Studentët ishin mbledhur në qendër të Athinës, duke protestuar kundër krijimit të universiteteve joshtetërore. Sipas informacioneve, incidentet që kanë zgjatur disa minuta kanë përfshirë studentë të Frontit të Luftës Studentore, të cilët janë përplasur me persona të grupeve të tjera studentore.

Në vendngjarje janë gjetur edhe autoambulancat e EKAV-it të cilët kanë transportuar gjithsej tetë të lënduar në spitalin Evangelismos. E sipas të dhënave të para, të lënduarit kanë marrë plagë në kokë, por ende nuk dihet sesi është gjendja e tyre shëndetësore. Protesta e tyre u paralajmërua për të kundërshtuar ngritjen e universiteteve private në Greqi. Fillimisht ata dolën me një deklaratë publike: Ministri i Arsimit ka njoftuar se po e vë në konsultim projektligjin që dërrmon studimet dhe diplomat. Qeveria insiston të sjellë projektligjin me atë që kundërshtoi shumica e studentëve. Fatura është edhe më e keqe nga sa e kishim parashikuar! Nga njëra anë, sjell ngritjen e universiteteve private me të gjitha komoditetet.

PAMJE NGA PROTESTA: 

Trazira në Greqi, përplasje mes studentëve, 8
Pamje nga protesta
Trazira në Greqi, përplasje mes studentëve, 8
Pamje nga protesta
Trazira në Greqi, përplasje mes studentëve, 8
Pamje nga protesta
Trazira në Greqi, përplasje mes studentëve, 8
Pamje nga protesta
Trazira në Greqi, përplasje mes studentëve, 8
Pamje nga protesta
Poll

MOS HUMB