
ITALI- Vetëvrasja e një emigranit ka sjellë revolta në Romë, që më pas kanë çuar në disa arrestime. Një emigrant 22-vjeçar u gjet i pajetë në orët e para të mëngjesit të së dielës, në qendrën e paraburgimit të riatdhesimit në Romë.
Disa prej emigrantëve të tjerë, u përpoqën që të thyenin një derë hekuri, hodhën gurë në drejtim të stafit dhe tentuan t'i vënë flakën një makine. Dy karabinierë dhe një ushtar i ushtrisë u plagosën: 14 persona u vunë më pas në pranga, ndërsa situate u rikthyer në normalitet. Në pak më shumë se një muaj, në qendrat e pritjes së emigrantëve në Itali, kanë vrarë veten 15 persona.
"Mesazhi i fundit në mur"
“Ai ka lënë fjalët e tij mallëngjyese, të shkruara me një cigare në një mur në qendër. Nuk duam të raportojmë emrin e tij, të nënës dhe qytetit të tij”, thanë hetuesit italianë. Fjalët që ai ka shkruar janë “nëse do të vdisja ndonjëherë, do të doja që trupi im të çohej në Afrikë, nëna ime do të ishte e lumtur. Ushtria italiane nuk kupton asgjë përveç parave, më mungon shumë Afrika dhe nëna ime, ajo nuk duhet të qajë për mua, shpirti im u prehtë në paqe".
I riu ishte me origjinë nga Guinea, ndërsa kishte mbërritur në kampin e refugjatëve rreth 10 ditë më parë.
/ZËRI