Bota

Trilleri i pengut izraelit, si bombardimet i shpëtuan jetën

Ron Krivoi ishte duke u mbajtur peng në një ndërtesë nga Hamasi, por iku nga andej, pasi bombardimet izraelite shkatërruan gjithçka. Ai u fsheh, por palestinezë të rastësishëm e gjetën dhe e kthyen sërish tek organizata militante.

D.XH
Trilleri i pengut izraelit, si bombardimet i shpëtuan jetën
Pengu izraelit

GAZA- Pengu i sapoliruar me 2 shtetës izraelite dhe ruse, Ron Krivoi, ka një histori të pabesueshme. Ai u mor peng nga Hamasi dhe doli gjallë, pasi ndërtesa ku qëndronte, u shemb nga bombardimet izraelite. Nga këtu, arriti të arratiset.

Duke ikur nga rrënojat e ndërtesës së shkatërruar, Ron u përpoq të ikte vetë nga Rripi i Gazës, duke arritur të qëndronte i fshehur për katër ditë rresht përpara se të kapej, tha halla e tij për radion Reshet Bet të KAN të hënën në mëngjes.

Krivoi u lirua nga Hamasi të dielën në mbrëmje, pas ndërhyrjes së qeverisë ruse, përveç 13 izraelitëve të tjerë dhe tre pengjeve të huaj, në ditën e tretë të armëpushimit me Gazën. Krivoi ishte duke punuar si teknik zëri në festivalin e muzikës Supernova, kur u rrëmbye nga militantët e Hamasit më 7 tetor.

Sipas tezes së tij, ai u kap nga ‘terroristët’ dhe u mbajt në një ndërtesë banimi në Rripin e Gazës. "Për shkak të bombardimeve, ndërtesa u shemb dhe ai arriti të shpëtojë nga rrënojat dhe të çlirohet", shpjegoi ajo. Ajo tha se palestinezë civilë e gjetën Krivoin dhe e kthyen sërish te Hamasi. Ndërkaq, sot, është sërish në tokën e Izraelit. Mësohet se ai ka pësuar disa dëmtime kur u shemb ndërtesa ku mbahej peng, por se tani është në gjendje të mirë shëndetësore./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB