Bota

'Tronditet Athina/ 18-vjeçari shqiptar abuzon me të miturën

E mitura kishte disa ditë që rezultonte e humbur. Pasi u gjet nga policia, ajo ka rrëfyer se 18-vjeçari shqiptar kishte abuzuar me të.

D.XH
'Tronditet Athina/ 18-vjeçari shqiptar abuzon me të
Shqiptari i arrestuar

ATHINË – Një rast i rëndë me protagonist një shqiptar ka tronditur opinionin publik në Greqi. Një 18-vjeçar u arrestua nga policia greke, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 13-vjeçare. Mediat në vendin fqinj raportojnë se 13-vjeçarja kishte përjetuar një tmerr, pas njohjes me të riun shqiptar.

Gjithçka ka nisur, kur një baba, tepër i shqetësuar, është afruar pranë policisë, së bashku me bashkëshorten dhe dy djemtë, duke deklaruar se vajza është zhdukur, pa lënë gjurmë, që nga data 10 tetor.

Pas kërkimeve, policia ka gjetur 13-vjeçaren në një zonë pranë Omonias, duke ecur rrugës si e trembur. Oficerët e policisë e kanë dërgur në komisariat dhe njëkohësisht njoftuan familjarët, që të merrnin të miturën.

Vajza ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe mezi fliste. Më pas, 13-vjeçarja ka thënë në polici se ishte njohur me një djalë 18-vjeçar shqiptar, i cili e ka dërguar në banesën e tij dhe atje kishin kryer marrëdhënie.

Pas deklaratës të së miturës, policia arriti të gjejë 18-vjeçarin dhe e arrestoi atë. Rezultoi se 18-vjeçari më parë kishte qenë akuzuar për krime të tjera, si vjedhja, grabitja, zhvatja e të miturve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB