
IZRAEL- Izraeli do të lejojë Egjiptin të dërgojë sasi të kufizuara ndihme humanitare në Rripin e Gazës. Lajmi është bërë me dije nga zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Vendimi u mor pas kërkesës së Presidentitit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, kërkesës që ia kishte adresuar Netanyahu-t gjatë takimit me të.
“Në dritën e kërkesës së Presidentit (Joseph) Biden, Izraeli nuk do të pengojë furnizimet humanitare nga Egjipti për sa kohë që ai është vetëm ushqim, ujë dhe ilaçe për popullatën civile në Rripin jugor të Gazës”, thuhet në deklaratë.
Deklarata nuk përmendi karburantin që shumë i nevojshëm për furnizimin e spitaleve me energji, pas shkëputjes së saj. Ndërkohë nuk është e qartë se kur do të fillojë ndihma pasi në deklaratë thuhej: Izraeli nuk do të lejojë asnjë ndihmë humanitare nga territori i tij në Rripin e Gazës për sa kohë që pengjet tanë nuk kthehen./Zëri.ai