Bota

Tronditet Ekuadori, bandat masakrojnë një familje, vrasin 4 të mitur! Policia: Ngatërruan shënjestër

Të miturit, 3,5 dhe 7 vjeç bashkë me një foshnjë gjetën vedekjen e menjëhershme. Ndërsa prindërit e tyre u plagosën.

E.K
Tronditet Ekuadori, bandat masakrojnë një familje, vrasin 4 të
Foto ilustruese

EKUADOR- Tragjedi në Ekuador. Katër vëllezër të mitur vriten brenda banesës së tyre në Guayaquil pasi anëtarët e një bande u futen në banesën e tyre dhe hapën zjarr. Të miturit, 3,5 dhe 7 vjeç bashkë me një foshnjë gjetën vedekjen e menjëhershme. Ndërsa prindërit e tyre u plagosën.

Policia bën me dije se ngjarja ka tronditur zonën ndërkohë që raportohet se banda kriminale që kreu sulmin kishte ngatërruar “shënjestrën”, pasi familja nuk kishte lidhje me trafikun e drogës dhe nuk ishte pjesë e asnjë organizate kriminale në zonë. Duke qenë se Guayaquil është një zonë pirtuale, ndikimi i bandave të trafikut të lëndëve narkotike është i lartë.

Autoritetet shprehen se autorët e sulmit kishin në shënjestër një “shtëpi fqinje”, në të cilën më pas u gjetën eksplozivë dhe janë të lidhur me një bandë kriminale. Dy banda veprojnë në Guayaquil janë Los Lagartos (Alligators) dhe Mafia 18. Vitet e fundit zona ka parë beteja të rënda mes bandave që kanë shkakruar me dhjetëra viktima./ZËRI

Poll

MOS HUMB