Bota

Tronditet Maqedonia, gjendet e vrarë 14-vjeçarja. U rrëmbye kur kthehej nga shkolla

Pranë trupit të pajetë të 14-vjeçares është gjetur dhe një tjetër viktimë. Policia ka 5 të dyshuar, 4 prej të cilëve janë vënë në pranga

E.K
Tronditet Maqedonia, gjendet e vrarë 14-vjeçarja. U rrëmbye kur
14 vjecarja e vrare

MAQEDONI E VERIUT- Një krim i rëndë ka tronditur Maqedoninë e Veriut. Pas zhdukjes së saj rreth një javë më parë, është gjetur e vrarë 14-vjeçarja Vanja Gjorçevska. Ajo u rrëmbye pranë banesës së saj në Shkup në datën 27 Nëntor, teksa ishte duke u kthyer nga shkolla.

Që nga ajo ditë kishte filluar një operacion i gjerë kërkimi, por pa asnjë rezultat. Këtë të diel, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria njoftuan se ajo u gjet e pajetë pasi është vrarë që ditën kur u rrëmbye.

Në afërsi të trupit të pajetë të Vanjës, është gjetur edhe një person tjetër i vrarë i moshës 74-vjeçare, edhe ky i shpallur i zhdukur që nga 24 nëntori nga familjarë të tij. Dyshohet se janë të njëjtët autorë që kanë vrarë të dy peronat.

Autoritetet njoftuan se kanë identifikuar 5 të dyshuar për këtë ngjarje. 4 janë arrestuar ndërsa njëri është në arrati jashtë vendit. Sipas policisë synimi i autorëve ishte marrja e organeve.

Policia e RMV njofton se ka gjetur edhe një makinë e djegur e tipit “Citroen” dhe pas ekspertizës janë siguruar dëshmi materiale për implikimin e personave të dyshuar. Autoritetet thonë se ndryshe nga të gjitha spekulimet dhe dezinformatat, sipas së cilave ky rast ka prapavijë etnike dhe se autorët mund të ishin shqiptarë, njoftohet se “të gjithë të dyshuarit i takojnë përkatësisë etnike maqedonase”.

Ndërkohë sa i takon shkakut të dy vrasjeve, ai nuk dihet ende.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB