Bota

Trump do "kokën" e Maduros, ofron 50 mln dollarë shpërblim

Shpërblim që ishte 25 milionë dollarë, tani është dyfishuar në 50 milionë dollarë.

k.m.
Trump do "kokën" e Maduros, ofron 50 mln dollarë
Donald Trump

SHBA- Kërkohet "koka" e Nicolas Maduro! Uashingtoni, i cili nuk i njeh dy fitoret e fundit zgjedhore të Nicolas Maduros, akuzon presidentin venezuelian se drejton një rrjet trafiku kokaine. Kështu edhe kanë vendosur shpërblim për kapjen e tij që nga janari i kaluar, duke ofruar para për këdo që ofron informacion që çon në arrestimin e tij. Shpërblim që ishte 25 milionë dollarë, tani është dyfishuar në 50 milionë dollarë.

"Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Shtetit po njoftojnë sot një shpërblim historik prej 50 milionë dollarësh për informacionin që çon në kapjen e Nicolas Maduros. Ai është një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë dhe një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare,"- tha Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi.

Megjithatë, Ministria e Jashtme e Venezuelës nxitoi ta denonconte veprimin e SHBA-së si "qesharak" dhe "të mjerueshëm".

Trump do "kokën" e Maduros, ofron 50 mln dollarë

"Ky është lajmi më qesharak që kemi parë ndonjëherë. Dinjiteti i vendit tonë nuk është në shitje. Ne e hedhim poshtë këtë propagandë të papërpunuar politike", tha Ministri i Jashtëm i Venezuelës Ivan Gil Pinto. Ndërsa ministri i Mbrojtjes së Venezuelës, Vladimir Padrino Lopez, ka reaguar me tone të ashpra ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara për të dyfishuar shpërblimin që çon në arrestimin e Presidentit Nicolas Maduro.

Në një deklaratë për mediat, Lopez e cilësoi këtë vendim si një veprim të paligjshëm, duke theksuar se përbën një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare.

“Këto shpërblime të dëshpëruara në stilin më të mirë të një filmi hollyëood-ian, përfaqësojnë një tjetër akt ndërhyrjeje në vend, që shkel në mënyrë flagrante të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e vetëvendosjes së popujve,” -deklaroi Lopez. Edhe presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka hedhur poshtë pretendimet e Uashingtonit, duke theksuar se nuk ekziston asnjë provë që lidh Meksikën me këtë çështje.

“Sa i përket Meksikës, nuk ka asnjë hetim që ka të bëjë me këtë. Siç themi gjithmonë, nëse kanë ndonjë provë, le ta tregojnë. Ne nuk kemi asnjë provë,” -u shpreh Sheinbaum./ZËRI

Poll

MOS HUMB