SHBA- Gjashtë muaj pas fillimit të mandatit të tij të dytë, Donald Trump ka bërë një kthesë 180 gradë në pothuajse çdo çështje të madhe ndërkombëtare. Sipas mediave të huaja kjo ka një arsye: Zonjën e Parë, Melania Trump. Thuhet se zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndryshimin e qëndrimit të presidentit ndaj krizës humanitare në Gaza, si dhe në shtimin e skepticizmit për qëllimet e Vladimir Putinit për të arritur paqen në Ukrainë. Në biseda private, Trump i referohet pikëpamjeve të saj me respekt, ndërsa burimet thonë se ai shpesh e pranon publikisht ndikimin e saj.
Melania, e njohur për praninë e saj diskrete dhe shmangien e deklaratave politike, ka qëndruar kryesisht larg aktiviteteve zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, kryesisht për të qëndruar në Nju Jorkun dhe për të qenë më afër të birit. Detaji se nga janari deri më sot ajo ka kaluar më pak se dy javë në Shtëpinë e Bardhe nuk "flet" një grua që dëshiron me dëshpërim të jetë kontroll dhe ndikim tek i pari i amerikës.
Po ashtu, edhe autobiografia e saj, "Melania", të cilën kritikët e kanë përshkruar si sipërfaqësore, nuk zbuloi shumë përfshirje politike nga ana e saj. Megjithatë, ajo ndërhyn në çështjet humanitare, me theks në mbrojtjen e fëmijëve dhe mbrojtjen e të drejtës për abort, një pozicion që e ka sjellë atë në konflikt me burrin e saj.
Edhe pse ajo u rendit vetëm e 10-ta për nga ndikimi brenda administratës në një sondazh të shkurtit 2025, madje edhe pas Stephen Miller, zëvendësshefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë, dhe Prokurores së Përgjithshme të SHBA-së Pam Bondi; pas largimit të Elon Musk duket se ajo e ka shtuar ndikimin e saj tek Trump.
Vetë Trump ka pranuar se dikur e kishte përjashtuar gruan e tij nga personat që mund të mbështetej për një koment. Maksimumi ishte shprehur se ajo ishte anketuesja e tij më e mirë, por në mandatin e dytë duket se është bërë i varur nga mendimi i saj. Në vitin 2018, kur Melania kritikoi publikisht politikën e administratës për ndarjen e fëmijëve emigrantë nga prindërit e tyre. Edhe për atë që po ndodh në Gaza duket se Melania ka të njëjtin fokus: fëmijët!
"Melania mendon se është e tmerrshme. Ajo sheh të njëjtat imazhe që të gjithë ne shohim. Nuk mund të thuash asgjë tjetër përveçse është e tmerrshme kur sheh fëmijët që vuajnë,"-tha Trump.
Vetë Melania ka deklaruar publikisht se ka "mendimet e saj" dhe se "nuk është gjithmonë dakord" me Trumpin, duke theksuar se mosmarrëveshjet mes tyre janë legjitime.
Lidhur me çështjen e Ukrainës, Melania kishte shprehur mbështetjen e saj për popullin ukrainas që nga fillimi, por shmangu atribuimin e drejtpërdrejtë të përgjegjësisë Rusisë. Vërejtjet e saj duket se kanë ndikuar në pikëpamjen e presidentit për Putinin, duke e bërë atë të përdorë një gjuhë më të kujdesshme kohët e fundit./ZËRI