Bota

Trump hap digën e Kalifornisë, shpërdorohen 2.2 miliardë litra ujë

Kjo ndodhi pasi presidenti Donald Trump urdhëroi që të dërgohej ujë në Kaliforninë Jugore të shkatërruar nga zjarri.

I.F
Trump hap digën e Kalifornisë, shpërdorohen 2.2 miliardë
Donald Trump

SHBA- Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë Amerikane hapi dy diga të premten në Kaliforninë Qendrore dhe la të rrjedhin afërsisht 2.2 miliardë litra ujë nga rezervuarët. Kjo ndodhi pasi presidenti Donald Trump urdhëroi që të dërgohej ujë në Kaliforninë Jugore të shkatërruar nga zjarri.

Trump lajmëroi për këtë vendim përmes postimeve në Truth Social të premten dhe të dielën, duke deklaruar, se "uji po rrjedh në Kaliforni" dhe shtoi se "uji po shkonte drejt fermerëve në të gjithë shtetin dhe në Los Anxhelos".

“Ekzistojnë dy probleme të mëdha. Uji i sapo lëshuar nuk do të rrjedhë në Los Anxhelos dhe po shpërdorohet, për shkak të stinës së dimrit”, thanë ekspertët.

"Ata mbanin ujë shtesë në ato rezervuarë për shkak të rrezikut që do të ishte një verë e thatë", tha Heather Cooley, drejtoreshë e kërkimit për organizatën e politikës së ujit në Kaliforni, Instituti i Paqësorit.

“Kjo e vë bujqësinë në rrezik të mungesës së ujit gjatë muajve të verës”.

Të premten, Trump postoi se 1.6 miliardë autobotë po ndihmonin në hapjen e ujit, duke lajmëruar se në 3 ditë, do të lirohen rreth 5.2 miliardë ujë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB