Bota

Trump kërkon anije ushtarake nga aleatët për sigurinë e Ngushticës së Hormuzit

Trump deklaroi se pavarësisht përpjekjeve të Iranit për të bllokuar këtë kalim strategjik, SHBA do të sigurojë që ai të mbetet i hapur.

l.k
Trump kërkon anije ushtarake nga aleatët për sigurinë e
Doland Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka bërë thirrje Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera aleate që t’i bashkohen Shteteve të Bashkuara në dërgimin e anijeve ushtarake për të ndihmuar në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

Në një postim në platformën Truth, Trump deklaroi se pavarësisht përpjekjeve të Iranit për të bllokuar këtë kalim strategjik, SHBA do të sigurojë që ai të mbetet i hapur.

“Në një mënyrë ose në një tjetër, së shpejti do ta hapim Ngushticën e Hormuzit, të sigurt dhe të lirë”, shkroi ai.

Sipas raportimeve të BBC, tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm pasi gjashtë anije u sulmuan në Gjirin Persik brenda më pak se 48 orësh gjatë kësaj jave. Ndërkohë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, në deklaratën e tij të parë publike u zotua se vendi i tij do të vazhdojë përpjekjet për të bllokuar ngushticën./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB