Bota

Trump telefonon Zelenskyy-n, premton t’i japë fund luftës në Ukrainë

Donald Trump njoftoi se ka kontaktuar dje me telefon me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe i ka premtuar se nëse fiton zgjedhjet e 5 nëntorit, do t'i japë fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë.

E.K
Trump telefonon Zelenskyy-n, premton t’i japë fund luftës
Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump

Kandidati republikan për presidencën e SHBA-së, Donald Trump njoftoi se ka kontaktuar dje me telefon me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe i ka premtuar se nëse fiton zgjedhjet e 5 nëntorit, do t'i japë fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë.

"Si presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, unë do të sjell paqen në botë dhe do t'i jap fund luftës që ka kushtuar kaq shumë jetë," tha Trump në një postim në platformën "Truth Social", duke përsëritur një premtim të fushatës.

“Presidenti Zelenskyy i Ukrainës dhe unë patëm një telefonatë shumë të mirë më herët sot. Ai më përgëzoi për Konventën Kombëtare Republikane shumë të suksesshme dhe pranimin e nominimit republikan për President të Shteteve të Bashkuara. Ai dënoi atentatin e tmerrshëm të së shtunës së kaluar dhe qëndroi në frymën e Unitetit Amerikan në këto kohë. Unë e vlerësoj Presidentin Zelenskyy për qasjen e tij, sepse unë, si Presidenti juaj i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, do të sjell paqe në botë dhe do t'i jap fund luftës që ka kushtuar kaq shumë jetë dhe ka shkatërruar familje të panumërta të pafajshme. Të dyja palët do të jenë në gjendje të takohen dhe të negociojnë një marrëveshje që do t'i japë fund dhunës dhe do të hapë një rrugë drejt prosperitetit”, tha ish-presidenti amerikan.

Nga ana e tij, presidenti i Ukrainës dënoi atentatin ndaj Trump, të shtunën e kaluar në Pensilvani dhe e uroi atë për pranimin e nominimit republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

"I urova forcë dhe siguri absolute në të ardhmen," tha ZelenskyY në një postim në X.

"Kam vënë në dukje mbështetjen jetike dypartiake amerikane për mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë së kombit tonë."/ZËRI

Poll

MOS HUMB