Bota

Trump zgjat me 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj centraleve iraniane: Ma kërkoi qeveria e Iranit!

Ai shtoi gjithashtu se bisedimet mes Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë ende në zhvillim dhe, sipas tij, po ecin mirë.

zh.ll
Trump zgjat me 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj centraleve iraniane: Ma
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të enjten e shtyu afatin e tij për sulme ndaj aseteve energjetike të Iranit deri më 6 prill, duke thënë se kjo ishte me kërkesë të Teheranit dhe se bisedimet po “shkonin shumë mirë”.

Trump kishte mohuar më parë se ishte i dëshpëruar për një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme, pavarësisht reagimit të ftohtë të republikës islamike ndaj një plani amerikan të paqes.

Njoftimi u bë përmes një postimi në Truth Social, ku Trump theksoi se vendimi vjen pas një kërkese nga qeveria iraniane. Ai shtoi gjithashtu se bisedimet mes Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë ende në zhvillim dhe, sipas tij, po ecin mirë.

“Sipas kërkesës së qeverisë iraniane, kjo deklaratë shërben për të njoftuar se po zgjas periudhën e pezullimit të goditjeve ndaj termocentraleve me 10 ditë, deri të hënën, më 6 prill 2026, në orën 20:00, sipas orës Lindore. Bisedimet janë duke vazhduar dhe, pavarësisht deklaratave të gabuara nga mediat e lajmeve të rreme dhe të tjerë, ato po shkojnë shumë mirë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkruan Trump.

Të shtunën e kaluar, Trump fillimisht i kishte dhënë Iranit 48 orë për të hapur Ngushticën e Hormuzit për tankerët e naftës, duke kërcënuar të shkatërronte termocentralet e tij, por tani e ka zgjatur afatin dy herë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB