Bota

Trupat izraelite qëllojnë me armë zjarri drejt delegacionit diplomatik në Jenin

Zëdhënësi i IDF-së thotë se hyrja ishte e koordinuar dhe delegacionit iu dha një rrugë e miratuar për shkak të pranisë së tyre në një zonë aktive luftimesh.

F.m
Trupat izraelite qëllojnë me armë zjarri drejt delegacionit
Ushtarët e Forcave Mbrojtëse të Izraelit

IZRAEL- Ushtarët e Forcave Mbrojtëse të Izraelit qëlluan me të shtëna paralajmëruese drejt një delegacioni prej rreth 25 personash në Jenin, raportuan mediat izraelite të mërkurën, duke cituar raportet palestineze. Sipas raportimeve, delegacioni, i cili përbëhej nga diplomatë nga vendet arabe dhe evropiane, po bënte një turne në qytetin e Bregut Perëndimor.

Zëdhënësi i IDF-së thotë se hyrja ishte e koordinuar dhe delegacionit iu dha një rrugë e miratuar për shkak të pranisë së tyre në një zonë aktive luftimesh. Gjatë hyrjes, dhe pavarësisht koordinimit paraprak të itinerarit, delegacioni devijoi nga itinerari dhe arriti në një zonë ku nuk u lejohej të qëndronin.

Forcat e IDF- së qëlluan në ajër pasi ushtarët kuptuan se delegacioni kishte devijuar nga rruga e tyre. Ushtria pretendoi se kjo ishte për t'i larguar ata nga zona dhe se nuk pati dëme apo viktima.

Në një deklaratë, IDF vuri në dukje se "shpreh keqardhje për shqetësimin e shkaktuar".

Poll

MOS HUMB