
KOSOVË-Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarve, Eltion Kadriu dhe Artiol Abdullahu për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu. Lajmi është konfirmuar nga avokati i familjes Fejzullahu, Tomë Gashi.
“Po iu është ngritur aktakuzë për veprën penale “Vrasje e Rëndë”, ka thënë ai për Klankosova.
Dy të dyshuarit deri më tani kanë qëndruar në paraburgim. Ata do të vazhdojnë të mbahet aty deri në një vendim tjetër të gjykatës. Organi i akuzës rastin fillimisht e kishte cilësuar si “Vrasje në tentativë”, e më pas është ricilësuar në “Vrasje”.
Lulzim Fejzullahu, 18 vjeç, fillimisht u përplas me makinë dhe më pas është rrahur barbarisht nga dy persona të mitur, të identifikuar si Artiol Abdullahu dhe Elton Kadriu. Pamje e rënda që u publikuan dhe në media tregojnë momentin kur dyshja përplasin me makinë Fejzullahun dhe pasi ai bie në tokë nisin ta dhunojnë. Njëri prej tyre ka në dorë dhe një shufër hekuri, ndërsa tjetri e qëllon me grushte. /ZËRI