Aktualitet

Ekstradohet nga Italia 39-vjeçari, si ja mbathi Policisë në 2014-ën?

Policia njofton se 10 vite më parë, Mehmeti është kapur duke transportuar me një automjet sasi kanabisi në bashkëpunim me dy të tjerë.

a.l
Ekstradohet nga Italia 39-vjeçari, si ja mbathi Policisë në
Ekstradimi i Haki Mehmetit

TIRANË- Një 39-vjeçar i identifikuar me emrin, Haki Mehmeti është ekstraduar sot nga Italia dhe do të vuajë në vendin tonë dënimin me 8 vite burg për dy vepra të rënda penale. Policia njofton se 10 vite më parë, Mehmeti është kapur duke transportuar me një automjet sasi kanabisi në bashkëpunim me dy të tjerë. Kur është pikasur nga policia ai nuk i është bindur urdhërit për të ndaluar. Tashmë ai pritet të përballet me akuzën për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Italia, një shtetas shqiptar i dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik”.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri, shtetasi shqiptar:

Haki Mehmeti, 39 vjeç, lindur në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 02.04.2014, e ka dënuar me 8 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 6 vjet, 9 muaj e 27 ditë burgim), për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik”, të kryera në bashkëpunim.

Shtetasi Haki Mehmeti nuk iu është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte në Berat, në bashkëpunim me shtetasin B. T., një sasi cannabisi, e cila më pas është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. 

Poll

MOS HUMB