Aktualitet

U kap me kokainë me vlerë 1 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali

Lënda narkotike, nëse do të shitej në treg, do t’u kishte sjellë organizatave kriminale një fitim të paligjshëm prej mbi një milion euro.

I.F
U kap me kokainë me vlerë 1 milionë euro, arrestohet shqiptari
Kokaina e sekustruar në makinën e shqiptarit

NAPOLI- Një shqiptar është arrestuar në Napoli, në Itali, pasi u kap me 11 kilogramë kokainë të fshehur në makinë, nga një operacion i policisë italiane.

Operacioni i Guardia Di Financa u zhvillua në zonën e Napolit, ku u sekuestrua një sasi kokaine, gati për t’u shitur, me vlerë 1 milion euro.

Sipas Ansa, operacioni i arrestimit të dyshuarit, bëri të mundur çmontimin e një hallke të rëndësishme në zinxhirin e furnizimit të organizatave kriminale që operojnë në zonën napolitane. Sekuestrimi i kësaj sasie të madhe droge përbën një goditje të rëndë për arkën e Camorrës, duke e privuar atë nga një burim i rëndësishëm financimi, shkruajnë mediat italiane.

Sipas autoriteteve, arrestimi i shqiptarit hap rrugë të reja hetimore që mund të çojnë në identifikimin e subjekteve të tjera të përfshira në trafikun e paligjshëm dhe të çmontojnë qeliza të tëra kriminale. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB