Bota

U “kryqëzuan” në rrjet pas atentatit, Trump shkarkon të gjitha gratë truproje

Trump u shfaq në fjalimin e tij të parë që nga atentati ndaj tij i rrethuar vetëm nga burra në truprojën e tij personale.

f.t
U “kryqëzuan” në rrjet pas atentatit, Trump shkarkon
truproja e Donald Trump

SHBA-Gratë në gardën e Trump janë "kritikuar" nga shumë mbështetës, komentues dhe gazetarë të tij si përgjegjëse për sigurinë që çoi në atentatin ndaj ish-presidentit amerikan. Teksa në rrjetet sociale janë ngritur “gjykatat e popullit” me përdorues të internetit që kërkojnë përgjegjësit për sulmin, Trump u shfaq në fjalimin e tij të parë që nga atentati ndaj tij i rrethuar vetëm nga burra në truprojën e tij personale.

Ndjekësit shtruan pyetjet se si mbrohet jeta e një personi kaq të gjatë si Trump nga persona të tillë si një grua me gjatësi mesatare, e cila ishte dukshëm e pushtuar nga paniku deri në atë pikë sa nuk mund ta fuste përsëri pistoletën në këllëf. 

"Kjo agjente femër nuk mund ta mbante as armën e saj sot gjatë atentatit ndaj Trump," shkroi e djathta ekstreme Chaya Raichik, e cila drejton llogarinë jashtëzakonisht të popullarizuar të TikTok Libs, në një postim në X. 

Poll

MOS HUMB