Bota

U liruan mbrëmë, këto janë nënë e bijë që u morën peng nga Hamasi

Dy shtetaset amerikane Raanan dhe vajza e saj Natalia u liruan, pasi Katari ndëmjetësoi rastin. Ata janë pengjet e para që lirohen nga grupi militant.

D.XH

U liruan mbrëmë, këto janë nënë e bijë

GAZA- Hamasi liroi dy pengje mbrëmjen e së premtes. Dy shtetaset amerikane, Raanan dhe vajza e saj Natalie, u lanë të lira nga militantët.

Nëna e bijë ishin mes 200 pengjeve, që po mbahen nga Hamas ose grupe të tjera militante palestineze.

Një video e shpërndarë në rrjet, tregon edhe momentin, kur dy pengjet lirohen. Pengjet janë marrë nga ana e punonjësve të Kruqit të Kuq ndërkombëtar.

Pas kësaj ngjarje, ka reaguar presidenti amerikan Joe Biden, që tha se ndihet i lumtur, që dy shtetase amerikane tashmë janë të lira.

Dy gratë amerikane kishin qenë në Izrael duke festuar, kur janë kapur peng nga grupi militant. Ata janë liruar pas ndërmjetësimit të Katarit.

Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa përgjigja e Tel Avivit ishte e menjëhershme. Më shumë se 4800 persona kanë vdekur nga sulmet e përgjakshme./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB