Bota

‘U përpoqën të arratiseshin në Ukrainë’, Putin reagon për herë të parë mbi sulmin në Moskë

Putin ka shpallur ditën e dielë ditë zie, në nderim të viktimave që humbën jetën në sulm

E.K
‘U përpoqën të arratiseshin në Ukrainë’,
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka reaguar në lidhje me sulmin terrorsit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një salla koncertesh në Moskë, ku mbetën të vrarë më shumë se 100 persona.

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë, por Forcat e Sigurisë ruse thonë se të dyshuarit kishin kontakte me Ukrainën dhe po përpiqeshin të iknin në kufirin mes dy vendeve.

Në një deklaratë në minutat e fundit Putin është shprehur se të gjithë të dyshuarit janë arrestuar dhe se sulmuesit u përpoqën të arratiseshin drejt Ukrainës.

Vladimir Putin e konsideron masakrën e mbrëmshme si një “sulm terrorist të përgjakshëm dhe barbar” dhe thotë se të përfshirët “u përpoqën të arratiseshin drejt Ukrainës”.

Ai shpalli ditën e nesërme ditë zie dhe u ka shprehur ngushëllimet familjeve të të vrarëve në sulm.

“Terroristët, vrasësit mund të presin vetëm një gjë, ata mund të presin dënim. Të gjithë sulmuesit janë gjetur dhe ndaluar. Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë”, përfundon ai.

Poll

MOS HUMB