Bota

U tall me Profetin Mumahed, arrestohet ish-këshilltari i Obamës

Seldowitz ofendoi rëndë shitësin mysliman, duke mos kursyer edhe ofendimet ndaj profetit Muhamed. Ai vetë tha se ishte provokuar, sepse shitësi i kishte thënë se mbështet Hamasin.

D.XH
U tall me Profetin Mumahed, arrestohet ish-këshilltari i Obamës
Stuart Seldowitz

SHBA- Ish-punonjësi i Departamentit të Shtetit dhe zyrtari i sigurisë kombëtare në presidencën Obama, Stuard Seldouit, që u filmua duke u tallur me një shitës ushqimesh hallall në Manhatan e duke e quajtur atë "terrorist", u arrestua dhe u akuzua për një krim urrejtjeje të mërkurën.

Ish-zyrtari, Seldowitz, 64 vjeç, përballet me akuza që përfshijnë nxitje të urrejtjes, përndjekje, ngacmim dhe pengim të kryerjes së detyrës. Akuzat u ngritën pasi shitësi, të cilit policia i mbajti anonim emrin, i tha efektivëve se një person i ishte afruar disa herë teksa ishte duke punuar dhe i kishte bërë komente islamofobike, duke e bërë të ndjehej i frikësuar.

Në disa video të postuar në rrjetet sociale, Seldouitz u shfaq duke fotografuar shitësin, duke kërcënuar se do t'ua dërgonte foton miqve e duke bërë komente islamofobike. Në disa pamje, Seldouitz e quan shitësin "injorant" sepse nuk flet anglisht dhe vazhdon të bëjë komente tallëse për themeluesin e Islamit, Profetin Muhamed. Në një tjetër pamje, Seldouitz thotë: “Nëse kemi vrarë 4000 fëmijë palestinezë, e dini çfarë? Nuk ishte e mjaftueshme”.

Sipas policisë, Seldouitz jeton pak më larg vendndodhjes së zakonshme të dyqaneve hallall në Upper East Side. Në një intervistë telefonike, zoti Seldouitz tha se ai nuk ishte islamofobik dhe se kishte vënë në shënjestër shitësin, vetëm pasi ai shprehu mbështetjen për Hamasin. Videot nuk paraqesin asnjë koment nga shitësi. Ky i fundit i ka kërkuar zotit Seldouitz të largohej, duke thënë se do të thërriste policinë.

“Në atë moment, u mërzita shumë dhe i thashë gjëra, për të cilat dhe jam penduar”, tha z. Seldouitz të martën. “Në vend që të fokusohesha tek ai dhe ajo që ai tha, unë ofendova fenë e tij”, shtoi ish-zyrtari. Seldouitz ka mbajtur disa pozicione si në administratën demokrate ashtu edhe në atë republikane, duke përfshirë ushtruesin e detyrës së drejtorit për Drejtorinë e Azisë Jugore të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe një post në Zyrën e Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Çështjet e Izraelit dhe Palestinës. Ai aktualisht nuk mban më asnjë post qeveritar.

Incidenti erdhi pasi tensionet janë përshkallëzuar midis grupeve pro-palestineze dhe pro-izraelite që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas më 7 tetor. Krimet e urrejtjes islamike dhe antisemitike janë rritur së tepërmi gjatë kësaj periudhe./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB