
SHBA-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka kritikuar një hetim që zbuloi se ai keqpërdorte dosjet top-sekrete dhe ku u tha se kishte vështirësi për të kujtuar ngjarjet kryesore të jetës. Hetimi 1-vjeçar nga këshilltari i posaçëm Robert Hur zbuloi se Biden "mbajti dhe zbuloi me dashje" dosje të klasifikuara në kohën kur shërbeu si senator dhe si zëvendëspresident i Barack Obamës, por vendosi të mos e akuzonte atë. Raporti prej 345 faqesh, i publikuar më herët gjatë ditës së djeshme, thoshte se kujtesa e presidentit kishte "kufizime të rëndësishme".
Në një konferencë të papritur të lajmeve të enjten në mbrëmje, Biden tha: “Kujtesa ime është e mirë”. Ai kritikoi dhe pretendimin që nuk e mbante mend kur i vdiq djali, duke thënë: “Si dreqin guxon ta thotë atë?”
“Unë kurrë nuk kam lëshuar informacion të klasifikuar. Unë duhet t’i kisha kushtuar më shumë vëmendje mënyrës se si janë trajtuar ato dokumente, edhe nëse nuk kam shkelur ligjin:, -u shreh Biden.
Sipas prokurorit special, banuesi i Shtëpisë së Bardhë, Biden vazhdoi: “Unë nuk kam kryer asnjë krim me dokumentet e klasifikuara. Jo vetëm që kam bashkëpunuar me drejtësinë, duke dëshmuar pesë orë në dy ditë, 8 dhe 9 tetor, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, pra në mes të një krize ndërkombëtare”.
Çfarë thotë raporti i prokurorit Hur për Joe Biden
Raporti prej 388 faqesh u publikua të enjten nga prokurori special Roberto Hur dhe pranon se Biden “qëllimisht” përvetësoi dokumente të klasifikuara. Megjithatë, në të njëjtën kohë, ai përcakton se çështja nuk meriton formulimin e aktakuzave kundër presidentit, i cili përcaktohet në dokument si “një i moshuar me qëllime të mira që vuan nga probleme me kujtesën”. Sipas Miller, megjithatë, raporti i Hur do të ishte në të gjitha aspektet “një rast i ndërhyrjes në zgjedhje”, në një kohë kur Trump, kundërshtari më i mundshëm i Bidenit në zgjedhjet e ardhshme, e gjeti veten kundër 91 kallëzime penale në katër shtete dhe aktakuza federale.
/ZËRI